Presidenti që bëri histori me Arbërinë dorëhiqet, klubi i dorëzohet kryesisë së fshatit

Presidenti që bëri histori me Arbërinë dorëhiqet, klubi i dorëzohet kryesisë së fshatit

Njomakët e Ulpianës shkruajnë historinë nën drejtimin e trajnerit Hysen Arifi, shpallen nënkampion

Klubi i futbollit, Arbëria ka njoftuar se është aadorëhequr kryesia e klubit.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se deri tek dorëheqja ka ardhur si rrjedhojë që klubi dobrajas të shëndërrohet në shoqëri aksionare.

Tutje, në njoftimin e tyre thuhet se klubi i është dorëzuar kryesisë së fshatit.

Njoftimi i plotë:

29 Nëntor 2021, Lipjan

Kryesia e KF ARBËRIA jep dorëheqje

Presidenti i Klubit Futbollistik “Arbëria” Dobrajë e madhe Jahir Krasniqi dhe Kryesia e klubit japin dorëheqje nga të gjitha funksionet në klub.

Klubi i dorëzohet Kryesisë së fshatit dhe i hapet rrugë klubit që të shëndrrohet në Shoqëri Aksionare, me qëllim të organizimit sa më të mirë të klubit.

KF Arbëria mbetet në pozitat e larta në tabelë, ku nga vendi i parë dallimi është vetëm 3 pikë.

Të interesuarit për të qenë pjesë e klubit në ri-organizim ditëve në vijim mund të paraqiten tek Kryesia e fshatit Dobrajë e madhe, konkretisht tek Kryetari i Këshillit të fshatit Dobrajë e madhe, Skender Gashi.

Kryesia e klubit falemnderon të gjithë ata që e kanë përkrahur klubin që nga themelimi e deri më tani, me theks të veqant grupi e tifozëve “Stuhia e kuqe”.

Kryesia në largim do të jetë e përkushtuar të kalojë të gjitha kompetencat zyrtarisht tek Kryesia në ardhje.

Me respekt!
KF Arbëria 🔴⚫️

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)