Ulpiana në krizë rezultatesh

Ulpiana në krizë rezultatesh

“Gjarprit i ka ardhë fundi!”

Ndaj Ferinikelit u prit që do të rrëmbenin pikët e plota, por Ulpiana nuk po arrin asesim të “këndellet”.

Të udhëhequr nga Edlir Tetova, lipjanasit e regjistruan barazimin e dytë në katër ndeshjet e fundit, duke treguar që po kalojnë nëpër krizë rezultatesh, shkruan Ulpianapress.

Edhe pse Feronikeli thuajse i dorëzuar renditet në pozitën e fundit në tabelë, Ulpiana ishte e pafuqishme për t’i shënuar gol dhe ndeshja u mbyll 0-0.

Bardhekaltërtit në katër ndeshjet e fundit kanë bilanc negativ, duke arritë vetëm dy barazime dhe duke humbur dy, mirëpo nga këto katër ndeshje, Ulpiana tri nga këto i ka zhvilluar në “Sami Kelmendi”.

Kjo ecuri e dobët e lipjanasëve përfundimisht është alarm për SOS, se anija bardhekaltërt ka filluar te fundoset dhe nëse nuk reagohet me shpejtësinë e dritës, atëher gjasat janë të mëdha që të vërtetohen analizat e studiove televizive që KF Ulpiana do të jetë vetëm si turiste në elitën e futbollit kosovar.

Ulpiana nga 17-të ndeshje ka 4 fitore, 6 barazime e 7 humbje në kampionat, një bilanc aspak i mirë, kur merret parasysh cilësia e tyre ndaj skuadrave tjera që mbajnë pozita më të mira se lipjanasit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)