DINO ecën vet

DINO ecën vet

22 Tetori, dita e triumfit te madh dhe rekordeve te Imri Ahmetit

Shkruan: Granit Duriqi

Ka arritur një sukses në biznes vite me radhë. Ka ndërtuar një karizmë prej një udhëheqësi të pakontestueshëm në kompaninë e tij serioze dhe ndër më të fuqishme në vend. E, ka nisur të ndërtojë shtigje edhe në sport. Është emëruar kryetar klubi para katër viteve në klubin e futbollit Ulpiana që garonte në atë kohë në ligën më të ulë të futbollit kosovar, por sot ky klub ka një tjetër imazh.

Është e pashembullt zemërgjerësia e këtij njeriu për të kontribuar, jo vetëm tek te varfërit, por edhe në klubin e shpirtit të tij Ulpiana. Dhe kulmi i madhështisë së kësaj është se DINO ka dhënë premio të shumta edhe kur lojtarët kanë barazuar, një praktikë kjo që shumë nga kolegët e tij as në endërrat me të bukura nuk e shohin.

Thjeshtë, është një dashamirës i sportit lipjanas, e që përbënë rast unikat, ndoshta jo vetëm në Kosovë. Kjo gjithashtu përbënë një model, se si duhet krijuar kushtet, sikurse një pemë, që duhet bërë hyzmetin qysh në kohën kur është filiz, për t’u bërë pastaj një lis, që do t’i rezistonte çdo stuhie. Rrugën e tij jetësore, DINO po e praktikon edhe në futboll.

Sot, kur i gjithë komuniteti biznesor është kapluar nga kriza që ka shkaktuar pandemia, KF Ulpiana është thuajse i vetmi klub në elitën e futbollit kosovar, që lojtarëve u’a ka asnjë cent borgj, lluksin të cilin e kanë lojtarët lipjanas së bashku me shtabin teknik, nuk e ofrojnë as ekipet që pretendojnë evropën, kurse mikëpritja që u’a bënë kundërshtarëve ka pushtuar edhe mediat më të mëdha shqiptare, duke dërguar mesazhin e qartë se mbi të gjitha është njerzorja, dhe krejt kjo, falë Dinos i cili sikur në biznes po del se di të ndërtojë sistem pune edhe në futboll.

Mirëpo i gjithë ky lluks nuk mjafton për një storie suksesi kur ai është në shpërputhje të madhe me rezultatet në fushën e gjelbërt.Dhe mungesa e rezultateve është më se evidente, adnaj nëse nuk intervenohet shumë shpejt, është e dukshme se anija bardhekaltërt po lundron si pa timon në drejtim të një akullnaje, goditje kjo e cila mund të jetë fatale për klubin lipjanas.

I mbetur i vetëm në rrugëtimin e tij me bardhekaltërtit, ai ka nevoj që sot më shumë se kurr në këtë misioni t’i bashkangjiten edhe kolegët e tjerë të biznesit në mënyrë që Ulpiana të ketë jetëgjatësinë e madhe në elitën e futbollit kosovar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)