Ekipet të sapoinkuadruara nuk prodhijnë? Kush tha? Mjafton të punohet dhe të sakrifikohet dhe rezultati vjen.Vjen me KF Ulpianën, vjen me donatorët e garantuar si Abedin Salihu dhe DINO Company.
Rastësi? Jo, Ulpiana nuk është rastësi. U ngjit në elitën e futbollit kosovar këtë sezon, por i kishte themelet të forta, skuadër serioze e shumë solide, e përforcuar aty ku duhet.
Klub i shëndoshë, financa të garantuara pa qenë nevoja të trumbetohet për miliona, si dhe lidhjet e duhura, me një president që ka sjellë në klub disa lojtarë që ofrojnë spektakël.
Ulpiana në fakt nuk gëzon simpatinë vetëm në komunën e Lipjanit, po në gjithë Kosovën, dhe hise të madhe në këtë respekt kanë lojtarët të cilët arritën që t’i ndalin ekipet më të mëdha të futbollit kosovar, transmeton Ulpianapress.
KF Ulpiana, sot më shumë se kurr ka nevojën e përkrahjes nga të gjithë, ajo të shtunën udhëton drejt Gjilanit, për ti matur forcat me Dritën, një ekip që ka shkruar historinë e futbollit kosovar viteve të fundit.
COMMENTS