Pak momente më parë, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka sjellë si çdo vit tjetër atmosferën festive duke ndezur dritat e festave të fundviti.
Këto hapësira morën pamje tjetër në prag të festave të fundvitit, njofton Ulpianapress.
Në sheshin e Lipjanit janë parë shumë qytetarë të cilët po e shijojnë këtë atmosferë festive.
Vet Imri Ahmeti u duk i kënaqur me rregullimin që i është bërë qendrës së Lipjanit.
E më të lumtur u panë të jenë më të vegjlit që nuk hezituan të vallëzojn me muzikë festive.
COMMENTS