Shqiprim Kelmendi ka njoftuar për largimin e tij nga Ulpiana, pas plot 12 vitesh qëndrim në këtë klub.
Sipas Kelmendit, ai e ka kuptuar se nuk ka vend më në ekip nga bashkëlojtarët e tij në dhomat e zhveshjes.
Sipas tij, kjo nuk është aspak morale dhe profesionale nga ana e klubit nga Lipjani.
Reagimi i plotë nga Shqiprim Kelmendi:
Pas plot 12 vitesh në Kf Ulpiana dua të falenderoj nga zemra bashkëlojtarët dhe gjithë tifozët e klubit për përkrahjen dhe dashurinë që më kanë dhuruar gjatë gjithë kohës e sidomos këto 4 vitet e fundit.
Si Kapiten dhe si një djalosh që ëndërronte si i vogël të luante për këtë klub unë kurrë nuk jam bërë barrë dhe një përqarës i grupit ,sepse edukata ime sportive vjen nga edukata njërzore!
Isha shembull se si duhet të pajtohesh me stolin edhe pse e dija që vendimi i trajnerit është i motivuar dhe jo logjik por unë zgjodha “heshtjen”, vendosa që te jem një model për të mirë dhe atëherë kur filloi aktivizimi im unë isha gati për ta ndihmuar ekipen,kjo duhet të jetë një vepër kampioni.
-Por nuk është morale dhe fare profesionale që unë të kuptoj në zhveshtore nga bashkëlojtarët se për mua nuk ka më vend!
-Do kisha dashur që ky klub të jetë profesional dhe të më kontaktonte mua për të më njoftuar.
Respekt për të gjithë tifozët ju kam në zemër përgjithmonë ,e klubit tim dhe atyre që janë në udhëheqësi ju dëshiroj sukses uroj që një ditë koha do të ju gjykoj më së miri!
“Une jam Shqiprim Kelmendi dhe mbrapa më vjen historia”…
COMMENTS