Antoneta Budakova është karateistja më e mirë për vitin 2021, e shpallur nga Federata e Karatesë së Kosovës.
Antoneta është anëtare e klubit të karatesë Prishtina.
Ajo mblodhi më së shumti pikë dhe u shpall më e mira sipas Komisionit të Federatës së Karatesë së Kosovës.
Antoneta tuboi 410 pikë, pasojnë Betim Maliqi (Katana) 408.2, Herolind Nishevci (Olimp) me 342.3 pikë etj.
“Karateistja më e mirë për vitin 2021, seniore/U21.
Falënderimi më i veçantë i dedikohet Klubi i Karatesë “Prishtina” Prishtinë me kryetrajner Ismail Fazliu për përkrahjen dhe motivin e vazhdueshëm!”, ka shkruar Antoneta në profilin e saj në facebook.
COMMENTS