Masat e Qeverisë, ish-kandidati për asamble nga VV-ja: Thënë troç, nuk kanë fare kuptim!

Masat e Qeverisë, ish-kandidati për asamble nga VV-ja: Thënë troç, nuk kanë fare kuptim!

Gjobë 10 mijë lekë kush u shet pije energjike fëmijëve, 30 mijë lekë për alkooliket

Dje kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër COVID-19 të miratuara ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, pas rritjes së numrit të rasteve pozitive.

Disa pika të këtyre masave po kritikohen edhe nga vet anëtarët e partisë në pushtet.

Ish-kandidati për asamble komunale të Lipjanit nga radhët e VV-së, Alban Zejnullahu, me anë të një postimi ka kritikuar dy pika të këtij vendimi duke thënë se, vendimi për këto pika bie ndesh me njëra tjetrën dhe nuk ka kuptim fare.

Shënimi i plotë i Zejnullahut:

Në anën e djathtë po shkruan: Minimizoni kontaktet!

Më poshtë shkruan:
Masat kundër Covid-19:

✅ VEPRIMTARITË BIZNESORE DO TË PUNOJNË DERI ORA 21:00! PRA NË MESIN E TYRE:QENDRAT TREGTARE,BARET,RESTAURANTET etj.

FITNESET DHE PALESTRAT SPORTIVE MBYLLEN!

Nuk jam kundër gastronomisë,përkundrazi bile mendojë që nuk duhet të mbyllen.
Por nuk duhet të mbyllen as palestrat sportive dhe fitneset,sepse kanë shumë më shumë hapsirë në metër katrorë,rrjedhimishtë që i bie edhe më pak i rrezikuar shëndeti publik.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot,kur nga Ministria e Shëndetësisë u propozuan masat Anti-Covid,këto dy pika bien ndesh me njëra tjetrën. Thënë troç,nuk kanë fare kuptim!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)