Në QKMF-në e Lipjanit nga sot është lëshuar në funksion ashensori

Në QKMF-në e Lipjanit nga sot është lëshuar në funksion ashensori

Zyrtare: Abedin Salihu-DINO, kryetar i ri i KF Ulpianës

Sot në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan është bërë inagurimi i ashensorit investim nga partneri strategjik AQH i realizuar në vazhden e projektit kryesor, ku QKMF-Lipjan është qendër Demostruese e shërbimeve të qasshme shëndetësore dhe cilësore projekt i fituar nga Komuna e Lipjanit në konkurencë nga gjithësejtë 20 komuna në Kosovë sa i ka të përfshira AQH.

Drejtori i QKMF-së, Dr Agim Krasniqi ka falenderuar Nicu Fota Team Leader dhëheqës i Projektit Accessible Quality Healthcare (AQH) Project, në implementimin e një vargë projekteve të AQH-së e së fundmi edhe ndërtimi dhe çertifikimi i ashensorit në QKMF-Lipjan në lehtësimin e qasjes së pacientëve në shërbime shëndetësore e veçanërisht në këtë vit 2022, ku është viti për përkrahjen dhe lehtësimin e qasjes në shërbime shëndetësore të përsonave me nevoja të veçanta.

Ndërsa, Drejtori i shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Shkelzen Hajdini falenderoj donatorin, menaxhmentin e QKMF-së dhe stafin mjekësor për angazhimin e tyre në krijimin e kushteve më të mira për punë dhe rritjen e cilësisë së sherbimeve në kujdesin primar shëndetësor në QKMF dhe gjithë Komunen e Lipjanit, po ashtu u zotua se do të vazhdoj përkrahja e komunës në ndërtimin e infrastrukturës në inventar, kapacitete njerëzore dhe kushte të punës për punëtorët shëndetësor dhe rrjedhimisht për qytetarin/pacientin e komunës së Lipjanit dhe të gjithë qytetarëve të cilit do vend pa dallim race, etnie apo bindje të tyre.

Nga ana tjetër, Nicu Fota është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm me Komunën e Lipjanit veçanarisht me QKMF-Lipjan që nga viti 2016, ku theksoi se falë këtij bashkëpunimi ka arritur të realizohen një numër i madh i projekteve të cilat kanë pas ndikim në përmirësimn e cilësisë së shërbimeve shëndetësore me theks të veçantë nga grupet më vurnerabile. Po ashtu theksoi se jo rastësisht është QKMF-Lipjan që do të jetë qendër Demostruese për KPSH në Kosovë, ku janë realizuar dhe në realizim e sipër të gjitha komponentet e projektit AQH siq janë shërbimet e integruara shëndetësore, Implementimi i Sistemit të menaxhimit të cilësisë, Sistemi i mbikqyrja mbështetëse, formimi dhe involvimi në vendimmarrje i shoqatës së pacientëve etj.

Në takim prezente ishin edhe Dr Merita Shehu udhëheqëse e implementimit të projektit Qendra e Demonstrimit në QKMF-Lipjan si dhe Jeta Spahija zyrtare e projektit AQH për po të njejten komponentë, të cilat janë angazhuar dhe vazhdojnë të angazhohen në realizimn e projektit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)