Asnjë kompani e kontraktuar për eliminimin e deponive ilegale në Lipjan

Asnjë kompani e kontraktuar për eliminimin e deponive ilegale në Lipjan

Kryetari Ahmeti e priti Vitin e Ri me policinë dhe mjekët e Lipjanit

Deri në këtë muaj, Komuna e Lipjanit nuk ka kontraktuar asnjë kompani për eliminimin e deponive ilegale.

Drejtoria për Shërbime Publike në Lipjan është duke e hartuar një plan veprimi, me të cilin në mot parashihet kontraktimi i një kompanie të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me telashe të mbeturinave më së shumti po përballen banorët e fshatrave më të mëdha si: Gadime, Ribar i Madh, Shalë, madje edhe banorët e lagjes së re në Lipjan.

Ndërkohë, gjatë periudhës së fundit kohore qytetarët kanë deponuar dhjetëra kërkesa dhe ankesa në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Lipjan, të cilat nuk janë shqyrtuar asnjëherë

Valzim Mziu menaxher i projekteve në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Lipjan beson se do ta gjendet një formë për largimin e deponive të mbeturinave. Ato më së shumti po bëhen në fshatin Shalë, Gadime, Baincë, Ribar etj, ka thënë Mziu.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)