Gjatë ditës së nesërme në sallën e Kuvendit Komunal, pritet të mbahet Kuvendi zgjedhor i klubit të KF Ulpianë, duke filluar nga ora 15:00, njofton Ulpianapress.
Tifo grupi lipjanas, te zhgënjyer nga rezultatet e dobëta të klubit në elitën e futbollit kosovar, kanë reaguar rreth kandidaturës së Jeton Gashit për të parin e klubit.
Ata nepërmjet një shënimi në faqen e tyre zyrtare, kanë paralajmruar edhe protesta paqësore ne ambientet e komunës së Lipjanit, nëse Gashi nuk shihet si jelek shpëtimi i nëndetëses bardhekaltërt.
Shënimi i plotë i Ultras Tigrave:
I nderuar kryetar Ahmeti, e nderuara drejtoresha Llugiqi te nderuar delegate te Kuvendit te KF Ulpianes.
Klubi Ulpianes, po hyn ne nje cikel te ri te zgjedhjeve te mbrendshme pas deshtimit ne Superligen e Kosoves.
Jemi ne dijeni te kandidatures te Jeton Gashit, ish-sportist i dalluar lipjanas, qe duhet edhe disa vite te tjera qe te perseritet nje kaliber i lojtarit si Gashi.
Ne si grup i tifozeve te sportit lipjanas, e perkrahim kandidaturen e Jeton Gashit, konsiderojme qe pervoja e tij ne disa klube evropiane eshte nje garance qe Ulpiana, pas doreheqjes se presidentit te shkelqyer Abedin Salihu-Dino te tejkaloj kete krize dhe njeher e mire te bie ne binare.
Te nderuar te apostrofuar me larte, ne po i’u bejme thirrje qe kandidatura e Gashit te shihet si jelek shpetimi i nendeteses tone qe po fundoset cdo dite e me shume.
Gjithashtu vlene te theksohet se tashme Ulpiana po braktiset edhe nga lojtaret qe per shume vite mbrojten ngjyrat e klubit, na falen emocione qe ne nuk do ti harrojme asnjehere dhe per kete i’u jemi mirenjohes gjithehere.
Kryesia momentale e ka humb shkelqimin e dikurshem, prapa tyre nuk qendrone askush, prandaj ne konsiderojme qe ata duhet te dorehiqen nga pozitat e ngarkuara, dhe te leshojne rruge per nje garniture te re, me energji pozitive dhe vullnet per progres.
Te nderuar, ne jemi ne dijeni qe Kuvendi pritet te mbahet te merkuren e kesaj jave, i bejme thirrje te gjithe atyre qe mendojne naten per kalkulimet e dites, qe kesaj radhe jemi te organizuar me shume se kurr, ju lutemi mos na testoni durimin, nuk japim pergjegjesi per veprimet e grupit.
Nepermjet ketij shenimi po u’a dergojme edhe kete lutje, ne emer te gjithe atyre qe dhane gjithcka per kete klub e po na shikojne nga larte, aprovone kerkesen per mbajtjen e Kuvendit, ne rast te kundert neve na detyroni qe te organizohemi per proteste paqesore ne oborrin e Komunes.
Besojme dhe shpresojme ne mirekuptimin e te gjithe aktereve.
Me respekt Ultras Tigrat Lipjan.
COMMENTS