Me mesazh prekës, Jeton Gashi shpall kandidaturën për kryetar të Ulpianës

Me mesazh prekës, Jeton Gashi shpall kandidaturën për kryetar të Ulpianës

Operacioni i rrallë: Mjekët i hapin kokën për t’i hequr tumorin, pacienti i bie klarinetës

Jeton Gashi, ish-sulmuesi i shumë skiadrave kosovare dhe atyre europiane, do të jetë kandidat për kryetar të Ulpianës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gashi, i cili tha se, kandidaturën e tij e mbështet ne pervojën si lojtar ne disa klube vendore dhe europiane si edhe në konsulltimet e shumta me miqtë e tij biznesmen të cilë kanë qenë erë shtyse drejt kësaj kandidature.

Gashi gjithashtu në letrën e tij nuk ka harruar ti potencoj familjet të cilat kanë dhënë kontribut të madh në klub, duke filluar nga ajo Duriqi, Kelmendi e Salihu.

Ai tutje ka shtuar se prej disa javësh është duke punuar me ekspertët e sportit vendor dhe ai europian për hartimin e nje planprogrami për akademinë dhe ekipën A.

Krejt në fund, Gashi ka shënuar se vullnetin e tij për një barrë të madhe, qysh është ajo e kryetarit të klubit e vendos në peshoren e delegatëve të këtij kuvendi.

Shënimi i plotë i Jeton Gashit:

Te nderuara instutucione te komunes se Lipjanit, e nderuara familja Duriqi, Arifi, Kelmendi, Salihu, Stublla, Gashi e Qeriqi, te nderuar delegate te Kuvendit zgjedhor te Ulpianes, futbolldashës, futbollistë, punonjës sportiv të gjithë pa dallim, me ane te ketij shenimi, deshta ta beje publike kandidimin tim per kryetar te klubit futbollistik KF Ulpiana.

Nuk jam zgju ne nje dite me diell dhe me energji te mire dhe t’a shpalli kandidaturen time, mirepo ka disa jave qe jam duke i menduar deri ne detajin me te vogel te gjitha rrethanat.Eshte nje barre shume e madhe, mirepo kur shtepija mbetet pa te zotin e saj, ateher dikush duhet t’a merr guximin dhe kete shtepi te madhe te futbollit kosovar, t’a nxjerr nga kriza e cila e ka kaplu pas dorehqejes se presidentit te respektuar Salihu.

Kandidaturen time e mbeshtes ne pervojen time si lojtar ne disa klube vendore dhe europiane si edhe ne konsulltat e shumta me miqte e mi biznesmen te cilet operojne ne vendilje dhe ata ne diaspore, ata jane ere shtyse qe une kam vendos qe kete barre te madhe ta marr mbi supet e mija se bashku me ta, gjithashtu u bene jave qe ne bashkepunim me ekpertet vendor dhe ata europian, eshte duke u pergaditur edhe planprogrami si per Akademine e klubit, ashtu per ekipen A.

Gjithashtu vlen te theksohet se nen udheheqjen time, trenerit te respektuar Enver Duriqi, Luan Qeriqit dhe lojtareve, KF Ulpiana ne ate kohe hapi nje kapitull te ri te historise se saj, duke u inkuadruar per here te pare ne Superligen e futbollit kosovar, andaj une konsideroje qe rruga drejt suksesit eshte gjate, mirepo e arritshme.

Te nderuar delegate, une vullnetin tim po e vendos ne peshoren tuaj, nese ju vlersoni qe eshte i drejte, ateher neser pres mbeshtetjen e juaj te parezerve.

Betohem para zotit qe klubin do ta trajtoje si familjen time.
Betohem se cdo anetare te klubit do ta konsideroje si anetare te familjes.
Betohem se cdo tifoze do ta kete vleren e anetarit te familjes.

Vizioni im eshte qe cdo gje rreth klubit te funksionoje si familje, sepse eshte rruga e vetme drejt suksesit.

Te nderuar më lejoni të përfundojë shenimin tim me një proverb te lashte shqiptare, « Drejtimi i shtëpisë pa miq është i pamundshëm ».

Nga une Jeton Gashi, qyshdo qe shkojne rrethanat, gjithehere do te mbeteni te respektuar dhe falenderues.

Sh’net per juve dhe familjet e juaja.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)