Zakonisht Restaurantet në Kosovë janë si shtëpia e dytë për qytetarët, por të gjendet një i përshtatshëm i cili ofron komoditetin dhe luksin e nevojshëm, atëher është mrekulli në vete, sidomos kur flasim për drekat e darkat jashtë shtëpisë shpesh mendojmë se vlerësimet më të mira vijnë nga njerëz me përvojë e që i vizitojnë shumë këto restorante.
Restaurant “Veranda Mia” i cili ndodhët në qendër të qytetit, është njëri nga ato restaurante i cili i ofron të gjitha në një vend, e pse duhet të vizitohet ky restaurant, ne u’a sjellim disa arsye.
Natyra: I ndërtuar në lartësi në katin e 7-të të objektit, në zemër të qytetit, Restaurant “Veranda Mia” ofron relaxin dhe energjinë e papërshkrueshme, një tendencë e re dhe shumë e ndryshme nga restaurantet tjera me pamjen e gjithë qytetit, që e bënë njëren nga arsyet kryesore për vizitë.
Ushqimi: Me origjinalitet në pjatat e servirura dhe shërbimin i cili është i përzgjedhur në mes modernes dhe tradicionales, janë detajet e vogla ato që krijojnë diçka të madhe e të bukur. Që nga dekori mikpritjes, stafi i kulturuar dhe i sjellshëm e deri tek gatimet perfekte, që të bëjnë të harrosh urinë.
Ambienti i cili të bën të ndihesh sikur po kalon në përralla, i ka ofruar këtij restoranti, magji dhe e ka kthyer këtë lokacion në një pikë-takim për shumë njerëz, të cilët duan të kalojnë një kohë të mirë në shoqërinë e një kafeje përmes kesaj rruge dhe gatimi shumë të mirë në Restaurant.
COMMENTS