Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka emëruar sot shef të kabinetit, gazetarin Avni Jashari.
Avniu ka të kryer gradën master në gazetari televizive dhe radiofonike. Profesionin e gazetarit e ka ushtruar për 15 vjet, ku ka mbajtur kryesisht pozita drejtuese në media si: kryeredaktor, redaktor e producent. Opinionist i shumë mediave kombëtare e ndërkombëtare. Për tetë vjet ka qenë edhe anëtarë i bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK).
COMMENTS