Borxhet ndaj lojtarëve, Arbërisë i bllokohet merakto nga FIFA

Borxhet ndaj lojtarëve, Arbërisë i bllokohet merakto nga FIFA

Gjenerali: SHBA-të, Turqia dhe Gjermania, mbështetësit kryesor të FSK-së për armë e mjete

Skuadrat kosovare kanë qenë mjaft aktive në merkaton verore, para edicionit 2022/23.

Megjithatë, Gazeta Olle merr vesh se gjashtë skuadrave të futbollit kosovar iu bllokohet merkato nga FIFA, ku tri prej tyre janë klube nga Superliga.

Bëhet fjalë për Prishtinën, Llapi dhe Drenicën, teksa nga FIFA e kanë pësuar edhe Feronikeli dhe Arbëria nga Liga e Parë dhe Besa e Ligës së Dytë.

Kjo bllokadë nga FIFA vjen si pasojë e borxheve të këtyre klubeve ndaj futbollistëve dhe ish-futbollistëve të cilët i kanë paditur klubet kohë më parë.

Klubi i madh kosovar, FC Prishtina është përballur edicionin e fundit me shumë probleme financiare dhe me futbollistë të cilët shpeshherë edhe i kanë bojkotuar ndeshjet për shkak se klubi nuk i ka përmbushur obligimet ndaj tyre.

Befasia në këtë mes është skuadra e Llapit, që nuk është raportuar kohëve të fundit për ndonjë parregullsi dhe mospërmbushje të obligimeve ndaj futbollistëve, megjithatë Llapi është futur në listën e klubeve që i bllokohet merkato.

Pikërisht Prishtina dhe Llapi janë dy skuadrat me më së shumti transferime në afatin kalimtar veror, të cilët nuk do t’i mund t’i regjistrojnë nëse nuk i kryejnë obligimet ndaj futbollistëve deri në afatin e fundit të caktuar nga FIFA.

Sa i përket Drenicës, klubi kuqezi që në pjesën e dytë të sezonin të fundit është përballur me probleme të mëdha financiare, dhe në këtë merkato nuk ka kryer asnjë transferim.

Ishte pikërisht Gazeta Olle që kohë më parë kishte raportuar për obligimin financiar të Drenicës ndaj ish-futbollistit Erlis Frashëri, të cilit klubi ia ka borxh afro 10 mijë euro.

Klubet e lartëpërmendura rrezikojnë falimentimin në rast se nuk i përmbushin obligimet e tyre ndaj futbollistëve dhe ish-futbollistëve brenda afatit të caktuar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)