Latifi takon drejtoreshën e re të SHSKUK-së

Latifi takon drejtoreshën e re të SHSKUK-së

Është kompania më e pasur në botë, por ju me siguri nuk keni dëgjuar – as vetë nuk e dinë se sa trilionë dollarë kanë!

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka takuar sot drejtoreshën në detyrë të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, me rastin e marrjes së përgjegjësisë së saj për udhëheqjen e SHSKUK-së.

Në takimin e parë njohës, thuhet se ministri Latifi i ofroi Dr. Zejnullahu-Raçi mbështetje në menaxhimin e SHSKUK-së, “me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve, detyrë kjo që kërkon sakrificë dhe kurajo për t’i bërë ndryshimet e nevojshme në këtë institucion tejet të rëndësishëm për qytetarët e vendit”.

“U.D. e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderoi ministrin Latifi për vizitën dhe bisedën, duke shpresuar se me përpjekje të përbashkëta mund të bëhet ndryshimi i gjendjes aktuale dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit shëndetësor për qytetarët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)