Sot skuadra nga Lipjani, KF Ulpiana në krye me trajnerin Emin Bajramin do të zhvillojë miqësoren e gjashtë me radhë, njofton Ulpianapress.
Deri më tani Ulpiana ka zhvilluar pesë ndeshje miqësore ndërsa sot (10 gusht) pritet të zhvillohet miqësorja e gjashtë me rradhë ku do të përballet ndaj Prishtinës.
Ky takim do të luhet në stadiumin e qytetit “Sami Kelmendi” në Lipjan sot nga ora 17:00.
Skuadra e lipjanase nën urdhërat e dyshes Bajrami Bardhi po tregon sukseset e saj në miqësoret që po i zhvillon ndaj skuadrave kosovare.
Këto ndeshje parasezonale po e ndihmojnë Ulpianën që të përgatitet për sezonin e ardhshëm, ku tashmë është hedhur shorti.
Kujtojmë se garat në Ligën e Parë fillojnë me datë 20 Gusht 2022./Ulpianapress
COMMENTS