Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi e ka qujatur greven politike dhe sindikatat opozitare.
Duke u bazuar në kërkesën e grevistëve për dhënien e 100 euro shtesë deri te vendoset Ligji i Pagave, Rrustemi thotë se është ide e PDK-së.
Postimi i plotë:
Nëse i pyesni sot krerët e sindikatave se cila është formula që ka diktuar shumën e kërkesës suaj për 100 euro shtesë deri në Ligjin e Pagave. Nuk e dinë. Nëse i pyesni a e dinë se sa e rëndon buxhetin e shtetit kërkesa e tyre për 100 euro shtesë deri në Ligjin e Pagave. Nuk e dinë.
A e dini pse? Sepse kërkesat e sindikatave të datës 25 gusht, ua kanë shkruar PDK-ja me 15 prill. Grevat janë politike. Sindikatat janë opozita.
COMMENTS