Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar lidhur me publikimin e emrave të dhunuesve të viktimave duke thënë se është koha që të publikohen edhe emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe të dihet adresa se ku tolerohet dhe nxitet krimi.
Rrustemi pyet se si është e mundur që të dalin emra të dhunuesve e viktimave, por askush nuk nxori asnjë emër prokurori e gjyqtari që këta recidivistë i ka toleruar?
“Mirë që kanë dhënë dorëheqje komandanti i Policisë dhe ai i për trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, por duhet sistemi i drejtësisë të jap përgjegjësi”, shkroi tutje në Facebook.
COMMENTS