Kryetari Imri Ahmeti ka pritur në takim ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku

Kryetari Imri Ahmeti ka pritur në takim ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku

Aksident i rëndë në Lipjan, babai shkel fëmijën në oborr

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku me bashkëpunëtorë.

Ata së bashku kanë biseduar lidhur me zhvillimin e projekteve kulturore, sportive si dhe përkrahjen e rinisë në Komunën e Lipjanit, por edhe sfidat e insitucionit të komunës për këtë fushë.

Kryetari Ahmeti ka njoftuar ministrin Çeku lidhur me projektet infrastrukturore në fushën e sportit dhe kulturës, investimet që janë bërë dhe ato që po realizohen por edhe për mbështetjen që po ju ofron Komuna e Lipjanit sportistëve përmes subvencioneve.

Gjatë këtij takimi, kryetari Ahmeti, theksoi nevojen e mbështetjes së investimeve në ndërtimin e shtëpisë së kulturës në Lipjan duke përmendur edhe projektet që janë në implementim e sipër dhe ato të planifikuara.

Nga ana tjetër, ministri Çeku, ka thënë se ne si ministri e Kulturës, do të bashkëpunojmë me Komunën e Lipjanit dhe kryetarin Imri Ahmeti, që t’i mbështesim të gjithë sportistët e të rinjtë në mënyrë që të kontribuojnë në të mirën e përgjithshme të komunitetit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)