Ikje masive nga VV-ja e Lipjanit, jep dorëheqje asambleisti më i votuar

Ikje masive nga VV-ja e Lipjanit, jep dorëheqje asambleisti më i votuar

Qëndrimin e ushtrisë Amerikane në Siri, Trump do që A.Saudite të paguajë

Asambleisti i VV-së në Lipjan, Fitim Meziu, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti, njofton Ulpianapress.

Meziu këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, ndërsa, arsyeja që ka marrë këtë veprim ka qenë padrejtësitë e mëdha që i’u bënë aktivistëve të cilët ishin meritor në rritjen e kësaj partie në Lipjan.

Dorëhejqa e asambleistit më të votuar të listës së VV-së në Lipjan, është e katërta mbrenda 24 orëve, pas asaj të Bislimit, Spahiut dhe Sopjanit.

Shënimi i plotë i Meziut:

Të dashur qytetarë të Lipjanit, të nderuar aktivist e anëtar te Lëvizjes Vetëvendosje!

Ju njoftoj që nga sot unë nuk do te jem pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Si Anëtar i Kuvendit Komunal në Lipjan do të jem i pavarur dhe jo në grupin e Asambleistëve te LVV.
Kur qëllimi për të cilin je i angazhuar nuk është qëllim për të gjithë aty ske ardhmëri. Shëndeti dhe mirëqenia janë fusha për të cilat do të angazhohem si Asambleist i Pavarur nga votat e jauaja qytetar të nderuar.

Në zgjedhjet lokale ju bashkova ekipit të Lëvizjes Vetëvendosje duke besuar e shpresuar në një organizim të mirëfillt brenda saj.
Nga ato zgjedhje unë dola si kandidati më i votuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal.

Me kalimin e kohës unë pashë padrejtësi të mëdha që u bëheshin aktivistëve me shume kontribut.
Pashë e ndëgjova shumë gjëra që nuk do të besoja qe ekzistonin brenda këtij subjekti në Lipjan.

Nuk isha i pajtimit që brenda këtij subjekti vinin figura politike që kanë luajtur me dy karta. Sidomos aderimi i fundit, ishte një figurë që ka gëzuar të gjitha privilegjet nga qeverisja lokale, dhe vetëm atëher kur nuk gjeti vend në ekzekutivin lokal të këtij mandati në Lipjan, erdhi në LVV dhe bëri pazare politike, ku ende pa kaluar 10 ditë nga aderimi, bashkëshorti i saj avancohet në burgun e Lipjanit.
Të dashur qytetar,

Në Vetëvendosje, më e pakta që mundë të gjesh është demokracia e brendshme dhe meritokracia.

Duke ju falenderuar për përkrahjen që më keni dhënë deri më tani, ju siguroj se do të vazhdoj të angazhohem për interesin e qytetarëve, sidomos në fushën prej nga unë vi.

Falënderoj të gjithë aktivistët dhe bashkëpuntorët për të cilët mbetem përjetësisht mirënjohës.

Me respekt,
Fitim Mziu.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)