Dy asambleistë, Fitim Meziu dhe Fadil Spahiu, që deri dje ishin pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes së Lipjanit, kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti, duke kaluar si të pavarur, njofton Ulpianapress.
Pas zhvilleme të fundit politike në qendrën e VV-së në Lipjan, ka dhënë dorëheqje katër persona, duke akuzuar partinë për mosrespektim të demokracisë dhe fjalës së lirë.
‘’Në Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, ka filluar një luftë speciale ndaj njerëzve qe kanë dhënë kontribut kaherë, ka filluar mosrespektimi i demokracisë, i fjalës së lirë, i shprehjes së ambicieve për avancim brenda strukturave’’, shkruan Bislimi në letrën e dorëheqjes.
E me largimin e tyre, partisë opozitare në Lipjan i kanë mbetur vetëm 4 asambleistë, nga 6-të sa ishin deri tani./Ulpianapress/
COMMENTS