Ulpiana ka fituar në kundër ekipit të Fushë Kosovës, 2 me 1 për të siguruar një vend në top-katërshen e Ligës së Parë.
Klubi lipjanas ishte duke humbur 1 me 0 deri në minutën e ‘86, kur barazoi me golin e Eni Ademit. Kur pritej që pikët të ndaheshin, Ulpiana nuk mendoi kështu. Në minutën e ‘90 kaloi në epërsi 2 me 1 për ta vulosë fitoren me golin e Jakup Xhikolit, transmeton Ulpianapress.
Ulpiana ka vazhduar me ecuri pozitive në këto katër xhirot e para, duke arrit dy fitore, një barazim dhe një humbje.
Me fitoren e sotme, Ulpiana tani gjendet në pozitën e tretë me 7 pikë, pas Vushtrrisë dhe Vjosës që gjinden dy pozita më lartë me pikë të njejta, mirëpo me nga një ndeshje më pak./Ulpianapress/
COMMENTS