Rrugëtim: Poezi nga Ymer Troshupa

Rrugëtim: Poezi nga Ymer Troshupa

Nëntori me çmimet më të lira në Lipjan!

Nata më është zgjatur mëngjesi vonohet
Atë natë kur t’bëhem gati në Kosovë të vi
Zemra rrah më shpejt, por aspak nuk lodhet
Nga malli për familje e malli për shoqëri

Sa ditët i numërova, mjaftë ecnin ngadalë
Çdo mëngjes e mbrëmje, e prita pushimin
S’ma shëndosh për jetë zemren as një fjalë
Deri sa të nisem, ta lë larg mërgimin

Kur të vi atje, takohem me natyren
E vërej se edhe për at baltë sa shumë jam mërzitur
Ah me sa knaqësi m’a vëreni fytyren
Me krejt trup e shpirt, bëhem i përndritur

Më presin fëmijët, prind e dashamirë
Përqafoj me lot, përqafoj me zemër
Nga t’gjithë që më shohin, më urojnë çdo të mirë
Ka edhe nga ata, që s’më njohin me emër

Pra miq të nderuar, më pritni përsëri
Se sante po nisem, rrugëtoj pa durim
Iu dua të gjithëve, iu dua pa zili
Mirë se të gjej Kosovë i shtrenjti vendi i im

“Ymer Troshupa”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)