ZYRTARE: Formohet një klub i ri i futbollit në Lipjan

ZYRTARE: Formohet një klub i ri i futbollit në Lipjan

BDI i hedh poshtë akuzat se ka lidhje me arratisjen e Gruevskit

Qyteti i Lipjanit do të pasurohet edhe me një klub të ri të futbollit, raporton Ulpianapress.

Krahas Ulpianë, Arbërisë e Minatorit adhuruesit e futbollit në këtë komunë në të ardhmen do të mund ta shikojnë edhe skuadrën nga Gadmija që është emëruar KF Gadimja.

Deri më tash ky lokalitet më shumë se 5 mijë banorë, ka prodhu lojtarë të shumtë për KF Ulpianën, mirëpo tani kanë vendosur për themelimin e një klub të tyre.

Njëri nga themeluesit të KF Gadimes është Sevdaim Tasholli, i cili u shpreh për Ulpianapress se klubi do te funksionalizohet nga viti i ardhshëm.

‘’Ne si klub do te funksionalizohemi ne vitin 2023 dhe do te kemi shkollën dhe klubin e futbollit.
Vullneti është mbi të gjitha,të gjithë qytetarët kontribuan në mënyrën e vet në kushte dhe rrethana sipas mundësive’’, u shpreh Tasholli.

KF Gadimja nga sezoni i ardhshëm do ti nis garat në Ligën e Tretë. /Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)