Kandidati Ismet Hajrullahu shprehi sigurinë se fitorja e PDK-së është tashmë qështje ditësh meqë ky pushtet nuk arriti të realizoj premtimet për të cilat mori besimin nga qytetarët.
Ai shpalosi platformën e tij qeverisëse e cila premtom zhvillim ekonomik dhe zbutjen e papunësisë, arsim cilësor, shëndetësi të avancuar etj.
Sipas kërkesave të slloviasëve, ai shplasoi projektet konkrete për këtë fshat të cilat janë të domosdoshme dhe ështe e patjetërsueshme realizimi i tyre.
Asfaltimi i rrugëve lokale të mbetura, ndërtimi i çerdhes, ndërtimi i shtëpisë së kulturës, rrënimi i shkollës së vjetër dhe ndërtimi i shkollës së re me kabinete, zgjata e orarit për mjek në AMF në 8 orë, dentist dhe laborator, përcaktimi i një lokacioni të ri për varreza etj. janë vetëm disa projekte që qyetarët e Sllovisë presin për të investuar.
I pranishëm ishte edhe deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës Dr. Fatmir Xhelili i cili garantoi mbështetje të fortë të platformës së Kandidatit Hajrullahu nga ana e Kryetarit Kadri Veseli,shkruan PDK e Lipjanit, percjell Ulpianapress.
COMMENTS