Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme i’u është bashkuar aktivitetit të Zyrës për Barazi Gjinore dhe Grupit të Grave në Lipjan, për të dhëne një mesazh në shenjë solidarizimi tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit.
Kryetari Imri Ahmeti, ka theksuar se ne e ndjejmë obligim të mbështesim aktivitete të tilla, sepse janë në dobi të shëndetit të popullatës. Ai po ashtu ka dhënë një mesazh që t’i kushtojmë më shumë kujdes e vëmendje shëndetit si shoqëri në përgjithësi.
Të pranishmëve me një fjalë rasti i’u drejtua edhe kryetarja e Grupit të Grave në Lipjan Hyra Bytyqi.
Ky aktivitet kishte qëllim ndërgjegjësimin dhe diagnostikimin ma të hershëm të kancerit të gjirit, si dhe marrjen e masave preventive.
COMMENTS