Ulpiana fiton minimalisht dhe e ruan kreun

Ulpiana fiton minimalisht dhe e ruan kreun

Edhe policia ka vështirësi në drejtimin e veturës, shihni çfarë ka bërë ky polic

Ulpiana është rikthy te fitorja në kampionat, pasi mposhti Ramiz Sadikun në shtëpi me rezultat minimal, 1:0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 9-të në Ligën e Parë.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 14-të. Ishte Tasholli që bëri një goditje precize, duke e lënë pa gjasa portierin kundërshtar.

Ndeshja më pas nuk prodhoi gola dhe vendasit iu gëzuan fitores së 6-të këtë edicion, shkruan Ulpianapress.

Kështu, lipjanasit tani ka 19 pikë gjithsej, katër më shumë se Vuahtrria që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Ramiz Sadiku vazhdon të mbetet në zonë të kuqe, pasi renditet i 7-ti me 9 pikë, 2 më shumë se vendi i 9-të që dërgon në rang më poshtë./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)