Ka ndërruar jetë në moshën 21 vjeçare, reperi i njohur nga New Yorku, Lil Peep.
Është bërë e ditur se shkas i vdekjes së tij ka qenë përdorimi i tepërt i drogës.
Lil Peep, emri i vërtetë i së cilit është Gustav Åhr, kishte publikuar pak orë para se të vdiste një video në llogarinë e tij personale në Instagram.
“Unë jam mirë, nuk jam i sëmurë” ishte shprehur ai në videon e publikuar.
Ndërkohë, menaxheri i reperit Adam Grandmaison bëri të ditur se Lil Peep u dërgua në spital pas një mbidoze, nga e cila nuk ka mundur t’i mbijetojë.
Fansat e reperit janë mërzitur shumë me humbjen e tij, teksa e kanë quajtur reperin si një kujtim të përhershëm të muzikës hip-hop në New York. /Telegrafi/
COMMENTS