Fushë Kosova ka rimarrë sërish kreun në Ligën e Parë pas fitores së sotme përballë Ulpianës, me rezultatin 1-0.
Gjatë pjesës së parë Ulpiana u shfaq më e rrezukshme, duke iu afruar golit me Muratin, Dragushën dhe Ahmetin, ne dy raste golini’u mohua nga shtylla.
Edhe gjatë pjesës së dytë Ulpian u shfaq më aktiv, duke ushtruar presion, por u dënua në minutën e 77-të nga një gjysëm rast nga sulmuesi me në formë për momentin, Rilind Haziraj.
Në minutat e mbetura, Fushë Kosova u mbrojtë mjaft mirë duke marrë tre pikët që e çojnë sërish skuadrën në kryesimin e kampionatit, ndërsa Ulpiana me këtë humbje gjendet në vendin e 2-të, me 26 pikë të grumbulluara.
COMMENTS