Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka reaguar për vrasjen e gruas shtatzënë në Prishtinë, para oborrit të Gjinekologjisë.
Ai thotë se “humbëm një grua që po sillte në jetë një fëmijë, e kjo përtej të parashikueshmës e jashtë të menduarit normal njëzëri na sjell trishtim të gjithëve”, raporton Ulpianapress.
Njoftimi i plotë:
I trishtuar, i shokuar sonte nga akti makabër që ndodhi para Gjinekologjisë. Vrasja e një gruaje shtatzën nga Lipjani na preku e trishtoi të gjithëve, pikërisht në 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore humbëm një grua që po sillte në jetë një fëmijë, e kjo përtej të parashikueshmës e jashtë të menduarit normal njëzëri na sjell trishtim të gjithëve. Trishtuese e dhimbshme!
Ngushëllime familjes dhe mbarë farefisit dhe gjithë qytetarëve!
COMMENTS