650 mijë euro për restaurimin e tërsishëm të rrjetit të ujësjellsit dhe kanalizimit në Janjevë

650 mijë euro për restaurimin e tërsishëm të rrjetit të ujësjellsit dhe kanalizimit në Janjevë

Kandidatura e Imri Ahmetit pushton rrjetet sociale

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit “Restaurimi i tërsishëm i rrjetit të ujësjellsit dhe kanalizimit në Janjevë”.

Kryetari Imri Ahmeti, ka falënderuar ministrin Damka për mbështetjen në drejtim të realizimit të këtij projekti të rëndësishëm për banorët e Janjevës, duke u zotuar se ky projekt ka rëndësi të veçantë për Janjeven.

Ndërsa, ministri i MZHR-së, Fikrim Damka ka përgëzuar Komunën e Lipjanit si përfituese dhe i ka uruar suksese në zbatimin e këtij projekti të përbashkët.

Ky projekt në vlerë prej 650 mijë euro do të bashkëfinancohet nga Komuna e Lipjanit me 200 mijë euro, MZHR me 250 mijë euro dhe UNDP me 200 mijë euro dhe do të realizohet për një periudhë dy vjeçare ku përfshin restaurimin e 5715 metra gyp të të ujësjellsit, 5233 metra gyp të kanalizimit dhe 2400².

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)