Derbi i madh në ‘Sami Kelmendi’, Prishtina apo Ballkani?

Derbi i madh në ‘Sami Kelmendi’, Prishtina apo Ballkani?

Drejtoresha Bytyqi me një shënim u drejtohet qytetarëve: Ka këtë mesazh për ju!

Java e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës ka nisur ditën e sotme me tri ndeshje që ishin në program për tu zhvilluar.

Favoritët kanë marrë fitore, pasi Gjilani mposhti Dukagjinin 0-1, teksa Drita bëri detyrën ndaj Llapit 2-0 dhe Drenica minimalisht mposhti Ferizajn.

E ditën e nesërme në program për tu zhvilluar është një sfidë tjerër, ku është sfida më interesante e kësaj jave.

Padyshim që vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Lipjan, ku është një duel titanësh mes vete.

Dy skuadrat me rivalitetin më të madh në Superligë, Prishtina dhe Ballkani do të përballen mes vete në klasikën e futbollit tonë.

Prishtina në këtë takim vije pas fitores në fundjavë kundër Llapit dhe synon ta bëj një gjë të tillë edhe nesër.

Në anën tjetër Ballkani synon që të kthehet në Suharekë me tri pikët në mënyrë që t’a përforcoj pozitën e parë në tabelë.

Takimi zhvillohet nesër në “Sami Kelmendi” me fillim nga ora 13:00.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)