Drejtoria e Inspekcionit, duke pasur parasysh ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tonë sikur edhe të mjedisit -ambientit në Komunën e Lipjanit, ditëve të fundit në bashkëpunim edhe me organet tjera kompetente ka ndërmarrë veprime duke zhvilluar aksione me kujdestari për të ndaluar hedhjeve-ndezjes së mbeturinave në natyrë dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat ndaj secilit që ka krijuar ndotje.
Andaj, Komuna e Lipjanit kërkon nga të gjithë qytetarët që të ruajnë ambientin sepse ditëve në vijim Inspektoriati komunal do të vazhdoj me aksione akoma më të mëdha si dhe do të ndërmarrë veprime edhe më të ashpra të parapara me ligj për të ndaluar veprime të tilla të papërgjegjshme të atyre që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tonë.
COMMENTS