Me faljen e namazit të teravive dhe me ngrënien e syfyrit pas mesnate fillon muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë.
Besimtarët ritualin e teravive që bëhet pas ngrënies së Iftarit do ta bëjnë edhe përgjatë 28 ditëve të tjera, përpos natës së fundit të Ramazanit, atë të Fitër Bajramit.
Sonte në xhaminë e Lipjanit kanë shkuar një numër i madh i qytetarëve për të falur teravitë, pasi ky objekt fetar ishte në rinovim për shumë kohë.
COMMENTS