Ahmeti plas “bombën” në kuvend, falë premtimit të ministrit Çeku, Dobraja dhe Banulla mbeteten me shkolla të parenovuara
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, nga foltorja e kuvendit ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me renovimin e dy shkollave të mbrojtura të kësaj komune, asaj të Dobrajës dhe të Banullës, njofton Ulpianapress.
Ai ka deklaruar se gjatë një takimi me ministrit Çeku, i’u është premtu që ministria do t’i buxhetojë renovimin e dy shkollave, mirëpo deri tani kur ka kaluar një periudhë kohore nuk ka asgjë konkrete rreth këtij premtimi.
“Gjatë një vizitën që zhvilluam me ministrin e kulturës, morrëm një premtim që ai do t’a fus në kornizën buxhetore, prandaj ne duke menduar që ministria do të mirret me këtë qështje nuk e buxhetuam fare”, tha fillimisht i pari i Lipjanit.
Ahmeti shton gjithashtu se nëse minoatria nuk e mbështet, atëher Komuna do t’i realizojë me forca të veta këto renovime.
“Nëse e shohim që s’ka mbështetje nga qeveria, atëher do t’a marrim vet përsipër renovimin e këtyre shkollave”, ka thënë Ahmeti./Ulpianapress/
COMMENTS