ZYRTARE: Safet Hajrullahu emërohet drejtori i përgjithshëm i KF Ulpianës

ZYRTARE: Safet Hajrullahu emërohet drejtori i përgjithshëm i KF Ulpianës

Operacion i rrallë i kryer me sukses nga mjeku lipjanas Dr.Xheladin Rizani dhe ekipa ndihmëse

Safet Hajrullahu është emëruar drejtor i përgjithshëm te klubi të Ulpianës, përcjell Ulpianapress.

Ulpiana, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro drejt mbylljes së kampionatit vjen me lajme surprizë. Presidenti i klubit lipjanas, pasi ka pritur në zyrën e tij Hajrullahun, ka rënë dakord dhe e ka emëruar drejtor të përgjithshëm të bardhekaltërve. Ky pozicion kishte mbetur vakant që pas largimit nga detyra të Murat Muratit.

I apasionuar pas sportit dhe me një kontribut disa vjeçar, Hajrullahu merr drejtimin e klubit lipjanas për t’a mbajtur gjallë shpresën e një rikthimi të mundshëm të Ulpianës në elitën e futbollit kosovar. Kjo detyrë që i është besuar Hajrullahut është një përgjegjësi e madhe por me vullnetin e tij dhe pergatitjen profesionale pritshmeritë për këtë fundsezon janë të larta.

Hajrullahu ishte pjesë e strukturave të klubit gjatë vitit 2008, vit ky historik për lipjanasit, pasiqë Ulpiana inkuadrohet në Superligë, e në këtë sukses, merita të mëdha kishte edhe Hajrullahu i cili ishte një erë shtyse drejt këtij suksesi historik./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)