Ngushtimi i rrethit, prilli i përgjakur 1999 në Komunen e Lipjanit

Ngushtimi i rrethit, prilli i përgjakur 1999 në Komunen e Lipjanit

Katër mrekullitë te xhamia e Bubavecit

Shkruan:Driton Kelmendi

Vazhdimi i luftes në Kosove e sidomos koha pas masakres së Reçakut më 15 janar 1999, çdo ditë e më shumë ngushtohej rrethi dhe vazhdimi normal i jeteses në Kosovë. Gjatë fillimit të muajit mars Serrbia e blindoj Kosoven me mjete të rënda, ne në atë kohë nuk ishim duke vijuar mësimin sepse jeta u nderpre thuajse plotësisht. Levizjet e njerzve nga nje vend në një vend tjeter beheshin më të rralla dhe shumë të kujdesëshme. Qarrkullonin llojë llojë informatash. Me fillimin e bombardimit të NATO-së u qartësua çdo gje. Më 24 mars 1999 filloj fillimi i fundit i luftës në Kosovë.
Çfarë ndodhi në ato ditë nga 24 marsi deri më 12 qershor 1999?!
Që në naten e 24 marsit 1999 me fillimin e bombardimeve të Natos, ne deri në mengjes kemi qenë të zgjuar. Të gjithë ata që kishin të perfunduar sherbimin ushtarak në Jugosllavi-ushtrinë thonin pervojat e tyre se çfarë force ka Serbia, por të gjithe kemi menduar se Serbia brenda 24 ore do të kapitullojë, e qe nuk ish kan reni hiq i kaptitullimit…pse nuk kapitulloj Serbia brenda 24 ore sot e asaj dite nuk kam ndonje shpjegim. Por a ka pas Nato force dhe mundësi ta kapitulloj Serbinë brenda 24 orë, po ka pas. Por a jemi falenderues edhe për ato 78 ditë të bombardimeve ndaj forcave serbe, po jemi përgjithmonë falënderues. Nato e ka vulosë çlirimin përfundimtar të Kosovës. Daja Jashar Jashanica i vrarë nga forcat serbe, nga shkojke thojke “mos u frigoni se ka me hupë Milloshi, Serbia o kap me te fortin, me Ameriken”
Ngushtimi i rrethit
Pas fillimit të bombardimeve nga NATO, sulmet ushtarake e policore serbe u bënë edhe më të egra, jeta në Kosovë filloj edhe më shumë të vështirësohet, çdo ditë vinin lajme të llojllojshme, ky apo ai fshat është sulmuar, zbrazur, u larguan për Shqipëri, Maqedoni, u zhvendosën në një fshatë tjetër, etj. Askush ndoshta nuk mundë të ndjente se çfarë të pa pritur sillte nata ose mëngjesi. Ishte një jetë për të cilën akoma edhe pas 24 viteve nuk gjejë shpjegim se si kemi kaluar ato ditë apo atë kohë deri në ditën e Çlirimit. Fatin e shumë fshatrave që janë sulmuar, vrarë, djegur, plaçkitur e përjetuam edhe ne komunë të Lipjanit. Sulme, vrasje, plaçkitje ka pasur thuajse në çdo fshat , por më të mëdhat e më të egrat ishin më 15 prill në fshatin Sllovi, më 18 prill në Ribar të Vogël, 19 prill në Hallaq të Vogël, Rufc të Ri, Kraisht, etj.
Çfarë ka ndodhurë atë ditë në Ribar të Vogël?!
Mëngjesi i hershëm i18-të prillit, filloi më ndryshe se mëngjeset e ditëve të kaluara, zëri i tankeve dhe kolonës ushtarake dhe policore serbe të cilat kanë lëvizur nga drejtimi Shtime-Lipjan ishte si një sinjal se diçka po ndodhë. Në atë kohë, një pjesë e banorëve të fshatit moshë e rritur, ishin grumbulluar te xhamia e fshatit dhe po bisedonin, një pjesë e madhe e tyre kanë qenë në rojën e ndërrimit të dytë prej gjysmës së natës deri në mëngjes. Një pjesë e burrave të fshatit duke biseduar dhe konsultuar mes vete se çfarë të bëjmë, të njoftojmë familjet të zgjohen nga gjumi, të jemi gati, papritmas nga drejtimi i rrugës Rufc i Ri-Ribarë i Vogël fillon sulmi i forcave serbe në drejtim të shtëpive. Mënjëherë pas fillimit të breshërive të armëve nga forcat paramilitare-policore-ushtarake serbe, në minutat kritik, Ekrem Tahiri del me traktor nga shtepia, dhe me një zë aq të fuqishëm bertet se, serbët po sulmojnë, ky zë shpëtimtar i jep sinjal të gjithë atyre që akoma ishin te xhamia duke shikuar se çfarë po ndodhë, të cilët të gjithë shpërndahen dhe pastaj kush si kanë mundur të largohen nga shtëpitë, në këmbë, me vetura, traktora në drejtim të fshatit Ribar i Madhë. Mirëpo, një pjesë e banorëve nuk janë larguar, kanë qëndruar në shtëpi.
Sulmi ishte i fuqishëm dhe në minutat e parë të sulmit në oborrin e shtëpisë plagosen Nazif Ismaili dhe gruaja e tij Hyryfete Ismaılı, reja e tyre Jalldyze Ismaili duke shkuar për të ju ofruar ndihmë, plagoset rëndë dhe nga plaga e rëndë vdes pas një kohe të shkurtër. Në vazhdën e sulmeve dhe prej afërsisë në oborrë të shtëpisë vritet Hashim Gërxhaliu dhe gruaja e tij Hasimja. Jashar Jashanica nga afër vritet para dyerve të shtëpisë. Rizah Jashanica vritet në shtrat, ka qenë afër 100 vjeçar. Salih Gërxhaliu, Ismail Gërxhaliu dhe Hasan Ismaili pasi i grumbullojn në një vend afër shtëpive, vriten pranë njëri tjetrit dhe para syve të gruas së Hasanit Zejnepe Ismailit e cila edhe pse ishte e paralizuar e plagosin. Sulmet serbe kanë vazhduar duke sulmuar nga afër dhe ngjarja më e rëndë është në familjen Vishesella. Në oborr të shtëpisë së Asllan Vishesellës i vriten djemt, nipat dhe mysafirët. Në oborrë të shtëpisë vritet Rexhep Vishesella me djemt Kreshnikun dhe Ismetin. Rexhepit i plagosin gruan Shemsije Vishesella. Në oborrë të shtëpisë vritet Selim Vishesella me gruan Fatimen dhe vajzën Miradijen. Qazim Vishesella vëllau i Selimit dhe Rexhepit. Kreshniku, Ismeti, Miradija kanë qenë në moshë të re, akoma pa i mbushur 15 vite. Në oborrin e shtëpisë së Asllan Vishesellës ishin të strehuar dy familje vëllezër nga fshati Vërshefc-Blinajë, të cilët në oborr të shtëpisë vriten Mehmet Vuniqi me djalin Kemajlin dhe vajzën Ganimeten. Izet Vuniqi me djalin Irfanin dhe vajzën Mirsaden.
Afër shtëpive vriten Hajdar Vishesella me gruan Mihanen dhe mbesen Dafinen. Dafina ka qenë 6 vjeçe. Jo largë shtëpisë vritet edhe Muhamet Kelmendi. Atë ditë në fshat ndodhi një gjenocid ndaj civilve të moshave të ndryshme, nga mosha 6 vjeçare deri në moshën 100 vjeçare. Perveç vrasjeve, plagosjeve, torturave, u dogjën edhe mbi 20 shtëpi, u plaqkit i tërë fshati, u dogj edhe një pjesë e konsidersuhme e xhamisë. Të plagosurit dhe një pjesë e familjarëve të mbetur gjallëtë, detyrohen të lëvizin në drejtim të fshatit Ribar i Madhë-Zllakuçan. Pas sulmit banorët e fshatit janë shpërndarë, një pjesë e banorëve të fshatit kanë qenë të grumbulluar në një vend, ku janë plaqkitur e maltretuar, ndërsa ata që kanë arritur të largohen nga shtëpitë, janë vendosur në malet e Zllakuçanit.
Të plagosurit dhe antarët e familjarëve të vrarë nga serbët, detyrohen të lëvizin në drejtimin e fshatit Ribar i Madhë- Zllakuçan, nga disa bashkëfashatarë iu ofrohet ndihma për ti bartur, dhe në fshatin Zllakuçan iu ofrohet ndihma e parë të plagosurve. Procesi i gjetjes së kufomave dhe organizimi i varrimit të martirëve, është një ngjarje që sipas pjesëmarrësve është vështirë të spjegohet. Ka shumë për të shkruar dhe evokuar kujtime për martirët e lirisë. Unë i kamë njohur që të gjithë, por disa prej tyre mbaj kujtime më të shumta si prej dajës Hajdar, kojshi i afërt. Kujtime të shumëta kamë prej Muhametit-kusheri. Po ashtu kujtime të shumëta kamë edhe prej Kreshnikut, me të cilin gjatë vitit 1998-99 jemi shoqëruar më shumë. Me bacin Ismail Gerxhaliu ne ditet e para te prillit kam nje kujtim te kendeshem qe kurre nuk e harroje, ndoshta eshte hera e fundit qe e kam takuar. Kujtime te mira kemi edhe prej tezes Jalldyze, mikepritja dhe respekti nuk i kan munguar asnjeher.
Martirët lanë gjurmë në historinë më të re të Kosovës. Flijimi i tyre është lirija.
Lutje, respekt, ndërim për martirët e lirisë. Zoti i mëshiroftë!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)