Dëmtohet inventari i QKMF-së në Lipjan, që po pritet të nxirret në ankand

Dëmtohet inventari i QKMF-së në Lipjan, që po pritet të nxirret në ankand

Zvicra vendi me më së shumti pozita të lira pune

Zvarritja e procedurave të ankandit për shitjen e inventarit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, ka bërë që ai të dëmtohet, sipas asamblistëve opozitarë. Inventari është hedhur në ambient të jashtëm dhe aty ka qëndruar gjatë gjithë dimrit. Në Komunë arsyetohen se zvarritja e procesit është bërë për faj të nivelit qendror.

Ky inventar i grumbulluar prapa Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan është paraparë të nxirret në ankand shumë muaj më parë. Por, i hedhur në ambient të jashtëm dhe me procedurat e zvarritura për shitjen e tij, asamblistët opozitarë thonë se ai tashmë ka humbur tërësisht vlerën.

Alban Salihu, shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, ka thënë se kjo çfarë është bërë me inventarin është mënyrë e papërgjegjshme për t’i trajtuar asetet publike.

“Kjo është gjendja e inventarit që gjendet mbrapa objektit të QKMF-së në Lipjan, ndërkaq ne para disa muajve patëm kërkuar përgjegjësi nga drejtori i Shërndetësisë dhe ai është përgjigjur se ky inventar së shpejti do t’i nënshtrohet ankandit publik. Disa muaj më vonë kjo nuk ka ndodhur ndërkaq inventari është dëmtuar jashtë mase”, tha Salihu.

“Komisioni është formuar brenda QKMF-së dhe e ka kryer punën e vetë, por që komuna ka ngecur në hapa të mëtutjeshme dhe si rrjedhim sot e asaj dite e kemi një inventar të pa përdorshëm në oborrin e QKMF-së që i ekspozohet të reshurave atmosferike dhe çdo ditë rrezikohet zhvlerësimi i tij”, tha Lumturije Bytyqi – Hasani, kuvendare e PDK-së.

Në komunë janë arsyetuar se zvarritja e procesit të finalizimit të ankandit ka të bëjë me nivelin qendror. Shkelzen Hajdini, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Lipjanit, ka thënë se ankandi do të realizohet së shpejti.

“Krejt çka kam thënë i qëndroj mbrapa se procedurat i kemi nisur dhe kërkesat i kemi bërë te komisioni për vlerësimin e aseteve dhe pasurive jo financiare. Komisioni i ka nisur procedurat e ka bërë inventarizimin e ka bërë kërkesën e cila është dashur të pres pak te sekretari i ministrisë së Financave për ta marrë pëlqimin. Tash ka ardhur pëlqimi dhe komisioni është duke i vazhduar procedurat për t’i vendosur në ankand publik”, tha Hajdini.

Sipas tij, një komision do të vlerësojë inventarin e dëmtuar dhe ai do të hidhet në mbeturina.

Koha.net

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)