I biri i dëshmorit, Halil Metës, Arbnor Meta, ka përkujtuar babain e tij në 24 vjetorin e rënies së tij, përcjell Ulpianapress.
Arbnori ka thënë se “Sot Blinaja është e mbrojture me gjakunë e Halilit, sot Krojmiri ndjehet krenar me Halilin, sot Kosova është e pavarur falë gjakut të Dëshmorve dhe atyre që kontribuan për lirinë tonë”.
Shënimi i plotë:
Sot po bëhen plotë 24-vite nga rënja e Dëshmor e Babait tim Heroit Halil Nezir Meta ”FARUKU”
22 Majë i vitit 1999 në kohën më të lavdishme të popullit tonë ishte dhe do të mbetet datë e pa lshyer në mendjen tonë.
Heroi Halil Meta ishte një ndër luftëtaret më të zgjuar më të rrespektuar dhe i dashurë për të gjithë ai na mësoi se si vdiset për atdhe ne duhet të jemi të zgjuar të dashur për vendin tonë dhe ti rrespektojmë amanetin e Halilit me shokë dhe gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë .
Sod Blinaja është e mbrojture me gjakunë e Halilit sodë Krojmiri ndjehet krenar me Halilin sod Kosova është e pavarur falë gjakutë të Dëshmorve dhe atyre që kontribuan për lirinë tonë.
Jam krenar për jeten dhe vepren tënde Heroi im që më mallengjimë të kujtojë por ndjehem krenar qdo sekond të jetes tim , ta kamë lakmin Babi im.
Lavdi Dëshmorve të Kombit Shqiptarë !
COMMENTS