Kuvendarja Albiona Tasholli ka postuar pak më parë në profilin e “Facebook”-it një fotografi të saj në Kuvendin e Kosovës, e cila menjëherë ka marrë rreth 1 mijë pëlqime dhe komente pafund.
Madje edhe kolegu i saj partiak, biznesmeni Fadil Sopa, ka komentuar në foton e saj, percjell Ulpianapress.
“Të pafsha deputete të këtij kuvendi”, shkruan Sopa, i cili është njëra nga figurat politike më pëlqyera në Lipjan.
E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Tashollit, duke falenduar kolegun për vlersimin.
Me hapat e saj, angazhimin në sferën e politikës e kontributin në përgjithësi, Albiona po shihet se në një të ardhme të afërt do t’i përfaqëson qytetarët edhe në nivelin qëndror./Ulpianapress/
COMMENTS