Aliu: Programin tim po e mbështesin edhe anëtarët e subjekteve tjera

Aliu: Programin tim po e mbështesin edhe anëtarët e subjekteve tjera

Shmid jep lajmin e keq për vizat, ia kujton kryeministrit kushtin

Kandidati i PDK-së për Ferizajn, Agim Aliu, është shfaqur optimist se mund të fitojë në balotazhin e 19 nëntorit.
“20,000 vota ose 20.000 qytetarë votuan për programin tim dhe e dëshmuan se është programi më i pranueshëm për qytetarët e Ferizajt”.

“Kjo jep siguri se në garën e balotazhit, ne do e fitojmë se tashmë nuk jemi vetëm 20,000 sepe për çdo ditë po na bashkangjiten edhe mijëra qytërtarë të tjerë që tashmë nuk kanë kandidatët e tyre në garën e balotazhit”.

“Programi që është mbështetur nga 20.000 qytetarë të Ferizajt ka dëshmuar se është më shumë se program i një partie politike po është program i qytetarëve dhe kjo është arsyeja që edhe anëtarët e subjekteve të ndryshme politike po mbështesin programin tonë”.

Ai ka thënë në Magazina Lokale se nuk ka koalicion me asnjë parti por se ka marrë mbështetje nga shumë subjekte politike në Ferizaj.

“Ne kemi mbështetje të deklaruar të subjekteve të ndryshme politike, kemi deklarim nga Nisma, AAK, PDAK, kemi deklarim nga një pjesë e AKR-së pra gjithandej kjo është mbështetje për programin tim që është programi fitues i 19 nëntorit”.

Aliu ka treguar planet e tij për ujin dhe kanalizimin në komunën e Ferizajt.

“Sigurisht se tashmë jemi në përmbyllje të investimeve kryesore sa i përket infrastrukturës sepse gjatë qeverisjes sonë ishin përfunduar shumë nga ujësjellësit dhe kanalizimet”.

“Nuk është çështja vetëm e përfundimit të ujësjellësve sepse në terren kemi hasur probleme sa i përket furnizimit me ujë dhe ne do të mundohemi të zgjidhim këto probleme jo vetëm duke bërë ujësjellësit por duke shtuar sasinë e ujit dhe cilësinë e ujit”.

“Me ngritjen e cilësisë së shërbimeve, mund të përmirësohet edhe çështja e menaxhimit të ujësjellësve dhe kanalizimet sepse komuna ka obligim, ka kontratë me Bifurkacionin që është përgjegjës për mirëmbajtjen e ujësjellësit dhe kanalizimit”.

“Sigurisht se duhet të ndërtohen edhe kolektorët, në mënyrë që pastaj gjatë 4 viteve të përfundojë ndërtimi i impianteve sepse jemi në fazën përfundimtare”.

“Tash ka gjasa të ndodh kjo sepse ka donacione dhe mundësi nga Qeveria e Hungarisë sepse tashmë kanë filluar të bëhen në komuna të ndryshme këto”.

“Problemin e zgjidhjes së ujëmbledhësit të lumit Neredime – ne do të lobojmë deri në fund të realizimit të ndërtimit të këtij ujëmbledhësi, sepse vetëm atëherë do të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm dhe industrial, që është i nevojshëm për zhvillimin e bujqësisë”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)