Veseli, në Lipjan do të kemi fitoren ma spektakolare

Veseli, në Lipjan do të kemi fitoren ma spektakolare

Mbahet takimi mobilizues i shefave te shtabeve zonale

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, beson se partia e tij dhe kandidatët e saj për kryetar komunash, në zgjedhjet e 22 Tetorit, do të fitojnë në shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa sipas tij, fitoren më spektakolare PDK do ta korr në Lipjan. Këto komente Veseli i ka bërë në tubimin e PDK-së së Lipjanit me simpatizantët e saj, të mbajtur në Sallën e Sporteve “Bettet Live” në Lipjan.

Duke e arsyetuar ftesën e tij drejtuar qytetarëve, që ata ta votojne Hajrullahun për kryetar të Lipjanit, Veseli ka thënë se Hajrullahu do të jetë kryetar që do të mbahet mend për transformimin që do ti sjellë komunës. Sipas Veselit, Hajrullahu do t jetë kryetar që mendon për cdo qytetar të komunës, për zhvillimin ekonomik të saj, për fëmiun, për nxënësit, për studentin, për fermerin, për punonjësit shëndetësorë. Lipjani, sic e quajti Veseli, si urë lidhëse e të gjitha rrugëve më moderne në Evropë, nuk e meriton stagnimin, por e meriton zhvillimin, e meriton ecjen përpara, sepse sipas Veselit, Lipjani e ka mundësinë që të jetë një nga qendrat urbane më moderne dhe të njejtën kohë më të industrializuara në Kosovë, ka thënë Veseli, duke shtuar se përkundër këtyre mundësive Lipjani aktualisht ka stagnim. Dhe këtë stagnim Veseli ia ka përshkruar kryetarit aktual për të cilën tha se mendjen e ka më shumë te bizneset e veta, se sa te qytetari.

Duke shpalosur programin e tij, kandidati I PDK-së për Kryetar të Lipjanit Ismet Hajrullahu ka përmendur në varg projektesh që i ka paraparë në programin e tij qeverisës, e për të cilat tha se do ta bëjnë ndryshimin e madh që do ta ketë Lipjani pas 22 Tetorit, dhe fitores së tij në garën për kryetar të Lipjanit..Dhe për të gjitha këto ndryshime, të cilat ai i premtoi, Hajrullahu tha se nuk do ta kishte kurajon të fliste kaq hapur , sikur prapa tij, sic e tha, të mos e kishte forcën e PDK-së dhe kryetarin e saj Kadri Veselin.

Pasi u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për një qeverisje ndryshe për Lipjanin, kandidati kësaj partie për Kryetar të Lipjanit Ismet Hajrullahu, hise të vecantë në programin e tij i ka kushtuar edhe diasporës, për të cilët tha se duhet krijuar lehtësira për të thithur investime nga jashtë, duke përmendur kontributin që kjo kategori I jep në zhvillimin e buxhetit të Kosovës dhe të Lipjanit, por edhe të familjeve tona. Si plagë të madhe prej të cilës lëngon Komuna e Lipjanit, Hajrullahu ka përmendur shëndetësinë, për të cilën tha se është në gjendje të rëndë, ndërkohë që ka përmendur zgjidhjet që ai i ka paraparë në progarim e tij, për ta rregulluar gjendjen në këtë fushë.

Ndërsa për bujqësinë Hajrullahu ka thënë se do ti kushtoj rëndësi të vecantë, për të cilën tha se ka parapaë fond prej 200 mijë eurosh për zhvillimin e saj, ndërkohë që duke iu drejtuar kryetarit Veseli., ka kërkuar nga ai përkrahje për të krijuar nëj fond t vecant që do ti mbronte bujqit nga dëmet që ata mund ti pësojnë në rast të fatkeqësive elementare.

Hajrullahu ka përmendur edhe ngritjen e një objekti për të hendikepuarit, pë të cilët tha se ishin të harruarit e pushtetit./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)