Ajkuna Maliqi-Gjonaj i bashkohet garës për Asamblenë Komunale në Lipjan

Ajkuna Maliqi-Gjonaj i bashkohet garës për Asamblenë Komunale në Lipjan

Zyrtare: BE-ja nuk ia kërkon Serbisë njohjen e Kosovës

Ajkuna Maliqi-Gjonaj është emër i njohur në Lipjan për përkushtimin, profesionalizmin dhe lidershipin e saj. Me një karrierë të gjatë në arsim dhe menaxhim, ajo ka ndërtuar një profil të respektuar si grua që di të marrë përgjegjësi, të dëgjojë dhe të ofrojë mbështetje aty ku nevoja është më e madhe.

Për vite me radhë, Ajkuna ka udhëhequr me sukses The Cambridge School, dega në Lipjan, duke e shndërruar atë në një pikë referimi për cilësinë dhe seriozitetin në arsim. Aftësitë e saj menaxheriale, bashkë me integritetin dhe komunikimin e hapur, e kanë bërë të nderuar në mesin e kolegëve dhe prindërve.

Me këtë bagazh pune dhe me një vullnet të madh për angazhim shoqëror, Ajkuna sot vendos të bëjë një hap të ri, kandidimin për Asamblenë Komunale të Lipjanit. Ajo hyn në këtë garë me bindjen se politika nuk është privilegj personal, por mision për të shërbyer qytetarëve.

Figura e Ajkunës është shembull i një gruaje të guximshme, që heq dorë nga komoditeti për të marrë përsipër sfidat e qytetit të vet. Ajo sjell vizion, ndershmëri dhe përvojë, tri vlera që e bëjnë të jetë një pasuri për ekipin dhe për Lipjanin.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)