Zemra e madhe e “7 Vëllezërve” përballë sakrificës së zjarrfikësve

Zemra e madhe e “7 Vëllezërve” përballë sakrificës së zjarrfikësve

Kuvendari i LDK-së së Lipjanit i bënë selam Qeverisë: Shtrine dorën e pajtimit, bëjeni për kombin

Qendra Tregtare “7 Vëllezërit” në Lipjan u nderua me mirënjohje nga Zjarrfikësit, për ofrimin e ushqimit falas gjatë muajve të verës, si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje ndaj punës së tyre heroike.

Gjatë një muajve të verës, ndërsa flakët përfshinin male, fusha e zona të banuara në mbarë vendin, Zjarrfikësit e Lipjanit ishin në vijën e parë të përballjes. Ata luftuan me zjarrin, nën temperatura ekstreme, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur të tjerët. Ishte një periudhë e mbushur me sfida dhe lodhje të jashtëzakonshme.

Në këtë kohë të vështirë, Qendra Tregtare “7 Vëllezërit” në Lipjan, me në krye drejtorin Fadil Sopa, tregoi një akt të rrallë solidariteti për një muaj të verës, ofruan ushqim falas për zjarrfikësit. Ky gjest i thjeshtë në dukje, por i thellë në domethënie, u bë një burim force dhe motivimi për këta shërbyes të përkushtuar të komunitetit.

Sot, në një ceremoni modeste por të mbushur me emocion, Zjarrfikësit e Lipjanit i dorëzuan një mirënjohje zyrtare Qendrës “7 Vëllezërit”, në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe humanizmin e treguar.

Drejtori Fadil Sopa u vlerësua jo vetëm për ndihmën materiale, por mbi të gjitha për mesazhin e fuqishëm që përcolli, se në kohë të vështira, njerëzit e mirë qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Ky bashkëpunim është një shembull i gjallë i vlerave që ndërtojnë një komunitet të fortë, respekt, ndihmë, mirënjohje dhe solidaritet.

Zjarrfikësit nuk janë vetëm kur përballen me flakën, pas tyre qëndron një qytet që i mbështet. Dhe “7 Vëllezërit” janë dëshmi e kësaj mbështetjeje me zemër të madhe.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)