Kandidati për kryetar të Lipjanit nga PDK-ja, Shukri Buja, ka zhvilluar një vizitë në familjen e fermerit Fatmir Gajtani në Hanrovc. Gjatë takimit, ai foli për rëndësinë e mbështetjes së fermerëve dhe rolin e tyre në zhvillimin ekonomik të komunës.
Buja bëri të ditur se programi i tij për bujqësinë synon të ofrojë përkrahje konkrete për fermerët, duke përfshirë lehtësime dhe iniciativa që mundësojnë rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e punës në tokë. Ai theksoi se zhvillimi i vendit fillon nga toka dhe nga puna e përditshme e fermerëve, të cilët janë një komponent kyç i ekonomisë lokale.
Në këtë kontekst, Buja u shpreh se prioritet i tij është krijimi i kushteve më të mira për fermerët e Lipjanit dhe sigurimi i një të ardhme më të qëndrueshme për sektorin bujqësor.
COMMENTS