Sistemi Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se ka nisuer hetimet për manipulim të votave edhe në komunën e Podujevës, shkruan Periskopi.
“Gjatë këtij procesi, egzistojnë dyshime se janë evidentuar parregullsi, përkatësisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Koosvës, pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Podujevës”, thuhet mes tjerash në njoftim
Njoftimi i plotë:
PROKURORIA THEMELORE NË PRISHTINË AUTORIZON POLICINË E KOSOVËS LIDHUR ME PROCESIN E NUMËRIMIT TË VOTAVE NË KOMUNËN E PODUJEVËS
Prishtinë, 2 Shkurt 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policnë e Kosovës, respektivisht, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale nga Kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), kundër të Drejtave të Votimit.
Gjatë këtij procesi, egzistojnë dyshime se janë evidentuar parregullsi, përkatësisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Koosvës, pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Podujevës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, mbeten të përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre qe bien ndesh me ligjin.


COMMENTS