Lista Serbe ankohet në PZAP pas mosmiratimit të listës së kandidatëve nga KQZ

Lista Serbe ankohet në PZAP pas mosmiratimit të listës së kandidatëve nga KQZ

Takohen i riu dhe plaku në Kuvendin e Kosovës, kanë ngrënë edhe darkë aty [Foto]

Dy ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Lista Serbe ka dorëzuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit të KQZ-së për mosmiratimin e listës së kandidatëve të saj.

Igor Simiq, përfaqësues i Listës Serbe, e ka cilësuar vendimin si “të paligjshëm dhe diskriminues”, duke theksuar se janë mohuar 42.759 vota të serbëve.

Ai tha se presin që PZAP-ja të shfuqizojë vendimin dhe të sigurojë respektimin e të drejtave të komunitetit serb dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

COMMENTS