Dogana dhe Policia e Kosovës zbulojnë rreth dy kilogramë kokainë në Merdare

Dogana dhe Policia e Kosovës zbulojnë rreth dy kilogramë kokainë në Merdare

AVONET: Institucionet kanë përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, kanë zbuluar rreth dy kilogramë lëndë narkotike, që dyshohet të jetë kokainë, gjatë një kontrolli të detajuar në Pikëkalimin Kufitar Merdare.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur sot, më 02.02.2026, gjatë hyrjes së një automjeti të dyshuar në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit të thelluar, substanca narkotike ishte e fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda automjetit.

Për realizimin e kontrollit është përdorur edhe skaneri X-ray, donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka ndihmuar në lokalizimin e saktë të vendit ku ishte fshehur lënda narkotike, duke lehtësuar ndjeshëm punën e zyrtarëve doganorë dhe policorë.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj personave të përfshirë do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, shkëmbimit të inteligjencës dhe përdorimit të teknologjisë moderne, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)