Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj–Prishtinë

Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj–Prishtinë

Emrat e pacientëve që hoqën dhe bënë transplante të veshkave në “Medicus”

Sot rreth orës 15:00, një punëtor 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi në vendin e tij të punës në rrugën Ferizaj–Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë, viktima ka rënë nga një objekt derisa ishte duke punuar dhe, për shkak të plagëve të marra, nuk ka arritur t’i mbijetojë.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj–Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar. Viktima, mashkull 43-vjeçar, nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka deklaruar Ahmeti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)